Numëron 96 për qind të votave në Ferizaj: Ky është rezultati

19.11.2017 20:47
Numëron 96 për qind të votave në Ferizaj: Ky është rezultati

Janë numëruar 96 për qind të votave në Komunën e Ferizajt, derisa prin bindshëm kandidati i PDK-së, Agim Aliu.

Pas numërimit të 96 të votave, Aliu ka arritur të fitojë 56 për qind të votave, ndërsa Muharrem Sfarqa nga LDK ka arritur të fitojë 43 për qind të votave.