Numërohen të gjitha votat: komuna me diferencë prej 10 votave

19.11.2017 22:39
Numërohen të gjitha votat: komuna me diferencë prej 10 votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ueb  faqe e saj ka publikuar rezultatet nga rundi i dytë për Zgjedhjet Lokale.

Në komunën e Kllokotit është rezultati tejet i ngushtë. Aty ku Strahinja Spasic nga Lista Serbe ka fituar 1 mijë e 30 vota, apo 50.24% të votave.

Ndërkaq kundërkandidati i tij, Bozidar Dejanoviç nga GI ka fituar 1 mijë e 20 vota apo 49.76% të votave./Insajderi.com