Numërohen edhe dy kuti tjera të votave me kusht për Prishtinën

Numërohen edhe dy kuti tjera të votave me kusht për Prishtinën

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht, atyre me poshtë dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

Deri më tani janë numëruar votat me postë dhe po vazhdon numërimi i votave me kusht.

Në QNR po vazhdon ky proces, ku nga numërimi i kutisë me numër 8, Vetëvendosje ka marrë 68 vota në Prishtinë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 58 vota, dhe një ka dalë e pavlefshme.

Ndërsa kutia me numër dy Vetëvendosje i ka marrë 85 vota dhe 78 vota për LDK-në, si dhe kanë qenë tri vota të pavlefshme. /Express/