Numërohen 91% të votave në Prizren, diferencë tejet e ngushtë

19.11.2017 20:47
Numërohen 91% të votave në Prizren, diferencë tejet e ngushtë

Në uebfaqen zyrtare të KQZ-së janë shfaqur rezultatet pas numërimit të rreth 91 për qind të votave në Prizren.

Sipas rezultateve aktuale, Shaqir Totaj nga PDK është para kandidatit të VV-së Mytaher Haskukaj.

Haskukaj ka fituar 24 mijë e 263 vota apo 49.84%, ndërsa Totaj 24 mijë e 417 apo 50.16% të votave./Insajderi.com