Numërohen 91% të votave në Mitrovicë, ja kush po fiton

Numërohen 91% të votave në Mitrovicë, ja kush po fiton

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në rreth 93 për qind të vendvotimeve të proceduara, kandidati i AKR-së prin bindshëm në zgjedhjet për balotazh për të parin e Komunës së Mitrovicës.

Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga ky institucion, Agim Bahtiri i AKR-së ka rreth 15,2 mijë vota, në raport me kundërkadidatin e tij nga PDK, Valdete Idrizin, e cila ka marrë rreth 11,2 mijë vota.