Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar 79% të votave. Teksa janë numëruar 4241 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS" />

Numërohen 79% e votave në Shqipëri, nuk ndryshojnë mandatet

Numërohen 79% e votave në Shqipëri, nuk ndryshojnë mandatet

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar 79% të votave. Teksa janë numëruar 4241 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 49.05% të votave, e ndjekur nga PD me 29.25% të votave dhe LSI me 14.52% të votave.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

Por rritje në shifra nuk ka vetëm PS. Një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë sesa në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Bazuar te numërimi i deritanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë:

PS – 73 mandate
PD – 43 mandate
LSI – 19 mandate
PDIU – 4 mandate
PSD – 1 mandat.