Nuk zgjodhi Kosovën, Xhaka: Do ta shoh ndeshjen ndaj Turqisë

Nuk zgjodhi Kosovën, Xhaka: Do ta shoh ndeshjen ndaj Turqisë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili nuk zgjodhi të luajë për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, ka bërë të ditur se do t’i shikojë sot dy takimet, atë Turqi – Kosovë, dhe Shqipëri – Izrael.

Përmes një postimi në Facebook, përfaqësuesi i Zvicrës ka thënë gjithashtu se pret gol nga vëllai i tij Taulanti, në përballjen e sotme kundër Izraelit.

“Edhe stërvitja e fundit për ndeshjen nesër kundër Faroe Islands mbaroi. Nesër në fushë vetëm për fitore. Tani po relaksohem duke shikuar ndeshjet Turqi – Kosovë dhe më pas atë Shqipëri – Israel. Ishalla me fitore. Vëllai im i dashur, pres një gol prej teje”, ka shkruar Graniti.

Xhaka ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën pavarësisht ftesës që kishte marrë nga Federata e Futbollit të Kosovës, pas pranimit të Kosovës në FIFA. /Insajderi.com