“Nuk vijnë në seancë, por rreziten në det dhe bisedojnë me sekserë”

16.08.2017 13:33
“Nuk vijnë në seancë, por rreziten në det dhe bisedojnë me sekserë”

Deputeti i koalicionit LAA, Driton Selmanaj, tha se problem në Kosovë nuk ka qenë Kushtetuta, por politikat që po zhvillohen.

Në tryezën e organizuar nga ky koalicioni, Selmanaj tha se kur është bë Kushtetuta e kur është marrë vendimi nga Gjykata Kushtetuese nuk është parashikuar nga askush që atë ditë kur mbahet seanca konstituive, kandidati për kryeministër shkon në plazhet e Shëngjinit me u rrezit, duke aluduar në Ramush Haradinajn.

Sipas Selmanajt, Kushtetuta e Kosovës është në frymë demokratike, por thotë se mentaliteti politik është dashur tu jap zgjidhje këtyre situatave.

“S’po dimë qysh me dalë nga situata. Kam përshtypjen se pjesa më e madhe e atyre që fituan zgjedhjet janë larg absurditetit politik. Është hapësirë politike, andaj na duhet vullnet. Ata e kanë zëvendësuar Kuvendin me rrezitje në plazhe e biseda sekserësh kafeve”, tha Selmanaj më tej.