Nuk ua mbush syrin anglezëve – pamjet nga stërvitja e hapur e Seferit

Nuk ua mbush syrin anglezëve – pamjet nga stërvitja e hapur e Seferit

Dy ditë para meçit më të madh të karrierës së tij Sefer Seferi ka zhvilluar një trening të hapur,që është pjesë e protokollit të meçit që zhvillohet në Mançester.

Seferi për kundërshtar ka Tyson Furyn, ish kampionin e botës, i cili po kthehet në ring pasi shërbeu një suspendim për keqpërdorim të substancave të ndaluara.

Pas publikimit të pamjeve reagimet në twitter kanë qenë se Seferi qenka shumë i butë dhe se për momentin nuk është se po i futë frikën kujt.

Shikoni vetë pamjet dhe gjykoni pse Seferi nuk po ua mbushë syrin anglezëve.