“Nuk do të jetë shëtitje nëpër park” – trajneri i Norrkoping vlerëson Prishtinën

“Nuk do të jetë shëtitje nëpër park” – trajneri i Norrkoping vlerëson Prishtinën

Trajneri i skuadrës suedeze, Norrkoping – e cila do të përballet me FC Prishtinën në turin e parë parakualifikues të Ligës së Evropës –  ka thënë se ndeshja me Prishtinën nuk do të jetë e lehtë.

Gustafsson nuk ka dashur të nënvlerësojë skuadrën kosovare.

“Interesante. Sigurisht nuk do të jetë shëtitje nëpër park”, ka thënë Gustafsson për faqen zyrtare të klubit, raporton Insajderi.

Ndeshja e parë ndërmjet Norrkoping dhe Prishtinës do të zhvillohet më 29 qershor, në Suedi.

“Kemi një sfidë të vështirë përpara nesh, por kjo ajo për të cilën ne punojmë. Ne punojmë shumë që të marrim pjesë në këto gara, kështu që do të jetë kënaqësi”, ka thënë trajneri i IFK Norrkoping.

Ai ka thënë se nuk e njeh shumë skuadrën e Prishtinës.

“Do të jetë një përvojë ndryshe për shumë njerëz që janë të përfshirë në klubin e Prishtinës – jam shumë i sigurt. FC Prishtina nuk ka filluar ende stinorin kështu që është e pamundur t’i shohim ata dhe të krijojmë një pasqyrë të tyre”, ka thënë Gustafsson.

Ndeshja e parë ndërmjet Norrkoping dhe Prishtinës zhvillohet më 29 qershor, ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet më 6 korrik. /Insajderi.com