“Nuk do të jem kurrë sharmant si Edi Rama”

Aleksandar Vuçiq nuk e kupton përse qarqet e diplomatëve evropianë janë të nxituar rreth dialogur të Kosovës me Serbinë. Derisa po qëndron në një vizitë zyrtare në Hamburg, Vuçiq tha se ai nuk mund të jetë më sharmant se kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Nuk do të jem kurrë sharmant si Edi Rama”

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se problemet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve janë duke u zgjidhur, ndonëse deklaroi se ato nuk mund të zgjidhen brenda 72 orëve siç pretendojnë “njerëzit në Evropë”.

“Njerëzit në Beograd, në Prishtinë apo në Tiranë duhet ta kuptojnë procesin e dialogut dhe se kjo nuk mund të zgjidhet brenda 72 orëve, nëse dikush nga Brukseli telefonon dhe të vë sanksione nëse marrëveshja nuk arrihet”, tha Vuçiq nga Gjermania, ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

Vuçiq foli edhe për relacionet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me të cilin është takuar disa herë viteve të fundit.

Ai tha se nuk mund të jetë më i mirë se Rama në një gjë.

“Mund të them se nuk mund të jem kurrë sharmant sikur Edi Rama. Por ne jemi njerëz të njëjtë. Edhe populli në Beograd, në Prishtinë e Tiranë duhet ta kuptojnë këtë’, por ky është proces”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tha se nuk e kupton “përse njerëzit në Hamburg janë më të nervozuar se ata në Mitrovicë të Veriut dhe atë të Jugut”./Insajderi.com