“Nuk i nënshtrohemi Serbisë”- Veseli i kundërpërgjigjet Daçiqit

“Nuk i nënshtrohemi Serbisë”- Veseli i kundërpërgjigjet Daçiqit

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli i ka cilësuar si të paqena kërcënimet e liderëve të Serbisë kundër Kosovës. Ka thënë se Shteti i Kosovës nuk do të nënshtrohet asnjëherë Beogradit.

 

Kryetari i Parlamentit ka thënë se deklaratat e liderëve të Serbisë më shumë janë propagandë pasi edhe ata e dinë se Kosova ka Zot shtëpie.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk na bën fare përshtypje çfarë thotë Daçiqi. Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë për fuqizimin e shtetit tonë. Për fqinjësi të mirë jemi të hapur dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona që të kemi fqinjësi të mirë, por provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën tonë janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë, të jenë të sigurt”, ka thënë Veseli duke iu përgjigjur deklaratave të Ivica Dacicit.

Po e shoh se ka filluar intensifikimin e një propagande kundër Republikës së Kosovës, le ta harrojnë Kosovën. Kosova ka Zot dhe ka perspektivë”, ka shtuar Veseli.