Nuk ndodhte prej 13 vjetësh, trajneri i Spanjës e realizon ndaj Shqipërisë

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, ka filluar të zbatojë idenë e tijnë drejtimin e ekipit, duke ndryshuar shumë gjëra që ishin të zakonshme në kohën e Visente Del Boskes.

Nuk ndodhte prej 13 vjetësh, trajneri i Spanjës e realizon ndaj Shqipërisë

Në listën e të grumbulluarve për ndeshjet ndaj Italisë dhe Shqipërisë, trajneri spanjoll ka grumbulluar për herë të parë pas 13 vitesh 6 futbollistë të Real Madridit njëkohësisht në kombëtare. Isco, Nacho, Morata, Ramos, Lucas dhe Carvajal janë futbollistët madrilenë që kanë marrë një ftesë nga Lopetegui.

6 futbollistë të Realit kanë qënë për herë të fundit në kombëtare në vitin 2003, kur trajneri Inaki Saez grumbullonte njëkohësish Casillasin, Helgueran, Raul Bravon, Michel Salgadon, Gutin dhe Raulin.

kta

Lopetegui gjithashtu ka filluar të largojë nga kombëtarja të “paprekshmit” e ish-trajnerit Del Boske si Casillas, Fabregas, Pedro dhe Juanfran, të cilët nuk kanë marrë ftesë për ndeshjet ndaj Italisë dhe Shqipërisë. /Insajderi.com