“Nuk mund të na detyroni të bëjmë koalicion me asnjë parti”

“Nuk mund të na detyroni të bëjmë koalicion me asnjë parti”

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie, ka thënë para medieve se gjatë kësaj mbledhje nuk është biseduar me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së.

“Nuk i patëm temë diskutimi vendimet e një subjekti politikë. Ne dëshirojmë që koalicioni ynë të vazhdon sepse nëse në këtë mënyrë krijohen dhe prishen koalicionet nuk e di se çfarë stabiliteti do të ketë Kosova në krijimin e institucioneve”, ka thënë Veliu.

Veliu është shprehur se është e drejtë e AKR-së që zgjedhë se me kë dëshiron që të qëndrojë. Por ai thotë se AKR-ja nuk mund ta detyrojë LDK-në që të hyjë në koalicion me asnjë subjekt partiak në Kosovë.

“AKR nuk mund të na detyrojnë neve që të hyjmë në koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik. Ne do të shkojmë në Kuvend çdo herë që seanca të thirret në mënyrë të rregullt”, ka thënë Veliu.