Nuk merren vesh rreth pauzës, klienti vret hidraulikun

Nuk merren vesh rreth pauzës, klienti vret hidraulikun

Një hidraulik është goditur me thikë për vdekje pas një mosmarrëveshje me një klient gjatë pushimit të tij të drekës prej tre orësh.

Raportohet se Gary Amer, 63 vjeçar u gjet i vdekur të premten me plagë me thikë në gjoks  pranë një bojleri dhe pajisjeve të tij në Walworth, në juglindje të Londrës.

William Treadwell, 67 vjeçar, u akuzua për vrasjen e Amer. Ai do të paraqitet sot në Gjykatën e Magjistraturës në Camberwell.

Një fqinj deklaroi se hidrauliku ishte përfshirë në një debat  pasi kishte marrë pauzë treorëshe dhe i kishte thënë klientit se do të kthehej të premten, raporton  “The Sun”.