“Nuk kam votë për Haradinajn kryeministër”

“Nuk kam votë për Haradinajn kryeministër”

Ka pasur zëra që të nominuarin e koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinajn, do ta votojnë edhe deputetë jashtë këtij koalicioni. Një gjë të tillë e kanë deklaruar edhe zyrtarë të tyre.

Njëri ndër emrat e përfolur që do ta votojë Haradinajn, ka qenë edhe ai i Rexhep Selimit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, Rexhepi në një prononcim me Gazeta Metro ka hedhur poshtë këto spekulime.

“Jo nuk do ta votoj në asnjë mënyrë Ramush Haradinajn”, ka thënë Selimi.

Mirëpo, përveç PAN-it, që pohojnë se kanë vota jashtë koalicionit të tyre, deputet të vetëvendosjes dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa kanë mohuar kategorikisht se do të i japin edhe një mandat në qeveri Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, Selimi në intervistat e tij të më hershme kishte thënë se partia e tij nuk do të bëjë koalicion asnjëherë me PDK-në dhe Listën Serbe.