Nuk ka viza për kosovarët

Shumica eurodeputetëve të Komitetit LIBE të Parlamentit Europian votuan kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Nuk ka viza për kosovarët

Para fillimit të votimit për Kosovën, përfaqësuesja e posaçme për Kosovën në Komitetin LIBE, Tanja Fajon ka kërkuar nga anëtarët të votojnë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga 52 eurodeputetë të komitetit LIBE, që ishin të pranishëm, 25 votuan pro, 24 kundër dhe dy abstenuan, raporton Insajderi.

Gjatë diskutimeve në seancë u kërkua që për Kosovën të shtyhet votimi, meqë Kosova nuk ka përmbushur kriteret e paraqitura nga Komisioni Evropian.

Kjo kërkesë u cilësua si e pamundshme nga kryesuesi i seancës, meqë do të komplikonte procedurat e seancës, por u tha se pa marrë parasysh vendimit, në rast se ai do të jetë pro liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare, ai nuk do të hyjë në fuqi derisa të gjitha kriteret të konsiderohen të përmbushura. /Insajderi.com