Nuk ka shkuar në kurorëzim të shekullit sepse nuk ia kanë ftuar fëmijët

Aktorja, regjisorja dhe humanitarja Angelina Jolie pretendohet se e ka refuzuar thirrjen në kurorëzim të Meghan Markle dhe princit Harry në maj.

Nuk ka shkuar në kurorëzim të shekullit sepse nuk ia kanë ftuar fëmijët

Edhe pse në atë kohë kishte qenë në Londër, Angelina nuk shkoi në këtë ngjarje të vitit pasi nuk mundi t’i marrë fëmijët e vet me veti. Si duket, thirrja ishte për të dhe një person i cili do ta përcillte, dhe pasi ajo askund nuk shkon pa gjashtë fëmijët e saj, Jolie në mënyrë të sjellshme e ka refuzuar familjen mbretërore.

Në kurorëzim kishte shumë njerëz të famshëm, siç janë Victoria dhe David Beckham, Amal dhe George Clooney, Priyanka Chopra, Elton John, Tom Hardy, Oprah Winfey, Serena Williams….

Përndryshe, mbretëresha Elizabeth II në vitin 2014 i ka ndarë një dekoratë të lartë për luftën e saj kundër dhunës seksuale, ndërsa me Meghan është në marrëdhënie të mirë sepse ato janë takuar nëpër ngjarjet humanitare dhe të dyja janë shumë të angazhuar rreth qëllimeve të njëjta.

Angelina askund nuk shkon pa gjashtë fëmijët e saj, Maddox (16), Paxa (14), Zahara (13), Shiloh (12), Knox dhe Vivien (9), sidomos prejse ka filluar procedura e shkurorëzimit me Brad Pittin./Insajderi.com.