Nuk ka rrezik për destabilizim në Maqedoni

08.11.2017 09:25
Nuk ka rrezik për destabilizim në Maqedoni

Ish-ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni, Pavle Trajanov dhe njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë ka folur për sigurinë në vend duke thënë se vendi nuk rrezikohet nga diçka e madhe apo prishje të rendit publik.

“Ka ndodhur gjithçka në Maqedoni por kjo nuk e rrezikon stabilitetin e Maqedonisë, ose të paktën situata nuk do të jetë ripërsëritje e vitit 2001” tha Trajanov në emisioni ”Samo Vistina” në Kanal 5.

Trajanov gjithashtu tha se gjykimi për rastin e Kumanovës ka ndikuar keq për vendin dhe kjo duhet të zgjidhet nga koncensusi i faktorit të brendshëm dhe të jashtëm.