Nuk ka marrëveshje për ndërprerjen e punimeve në Kishën Ortodokse

Nuk ka marrëveshje për ndërprerjen e punimeve në Kishën Ortodokse

Komuna e Prishtinës thotë se punimet në Kishën Ortodokse në Prishtinë nuk do të vazhdojnë derisa vullnetarët e Manastirit të Graçanicës që po kryejnë këto punime të mos marrin dokumente valide nga Komuna e Prishtinës për lejimin e aktivitetit.

Zyrtarë të Komunës u takuan me përfaqësues serbë që po kryejnë punimet, por sipas Drejtorit të Inspeksionit, Sali Zyba, në takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

“Në takim nuk është arrit ndonjë marrëveshje, derisa ata të prezantojnë dokument përkatëse për të vazhduar punimet. Aktualisht është ndërpre çdo punim në këtë objekt përderisa nuk ka prezantim të dokumenteve legale. Ata kanë insistuar që përmes një dokumenti i cili nuk është valid dhe është i vjetër, të dëshmojnë se është pronë e tyre”, ka thënë  Zyba.

Para dy ditëve, priftërinj ortodoks, zyrtarë të Listes Serbe dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, filluan pastrimin e kishës.  Por, sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se “është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa murreve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.”/Insajderi.com