Nuk ka fitues në derbin e Madridit [Video]

Nuk ka fitues në derbin e Madridit [Video]

Derbi i Madridit, në mes të Atleticos dhe Realit, ka përfunduar pa gola.

Kryendeshja e javës në kampionatin spanjoll, e luajtur në “Wanda Metropolitano”, përfundoi baras 0:0.

Rastet nuk munguan tek të dyja skuadrat, mirëpo në fund asnjëra prej tyre nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

Pas kësaj ndeshje Reali dhe Atletico renditen në pozitën e tretë dhe respektivisht katërt, me 24 pikë 12 xhirove.

Kurse, Barcelona kryeson si lider me 10 pikë më shumë, gjithsej 34. /Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=lXaugvwg2Lg