Nuk ka “dritë” për Sunderlandin e Januzajt, shpërthen Lukaku

Romelu Lukaku ka shënuar tre gola për të mposhtur i vetëm skuadrën e Sunderlandit, në xhiron e katërt të këtij stinori të Premier Ligës.

Nuk ka “dritë” për Sunderlandin e Januzajt, shpërthen Lukaku

Ndeshja e zhvilluar në “Stadiumin e Dritave” nuk i solli ende dritë skuadrës nikoqire të Sunderlandit, pasi skuadra ku luan mesfushori me origjinë nga Kosova, Adnan Januzaj, ka pësuar humbjen e tretë në këtë fillim stinori.

Everton “shkatërroi” Sunderlandin me finalizimet e Romelo Lukakut, i cili shënoi tre gola brenda 11 minutave në pjesën e dytë – 60′, 68′ dhe 71′ ishin minutat kur sulmuesi belg tundi rrjetën e “Maceve të Zeza”.

Edhe në këtë ndeshje, trajneri skocez i Sunderlandit, David Moyes i besoi për 90′ minuta 21-vjeçarit me prejardhje nga Istogu, Adnan Januzaj, i cili nuk arriti që të ndikojë në ndeshje, madje ai nuk regjistroi asnjë goditje në portë.

Sunderland ka vetëm një pikë të fituar këtë edicion dhe ndodhet në vendin e parafundit në tabelë, ndërsa Everton renditet e treta në tabelën e Premier Ligës me 10 pikë të grumbulluara.

Januzaj është njëri nga futbollistët kosovarë që mund të zgjedhë të luajë për përfaqësuesen e futbollit të Kosovës edhe më tutje. Ai nuk ka zhvilluar ndeshje me Belgjikën pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe kjo i jep atij legjitimitetin që të luajë me “dardanët”. /Insajderi.com