Nuk janë ministrat – deputetët mungojnë në seancë ani pse kishin parashtruar pyetje

Nuk janë ministrat – deputetët mungojnë në seancë ani pse kishin parashtruar pyetje

Është bërë e zakonshme që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe një pjesë e madhe e ministrave të tij, të mungojnë në seancat e Kuvendit, për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Madje ka shumë pyetje që janë shtruar për herë të tretë. Kjo ka ndodhur sot në Kuvend te pika e deklarimit jashtë rendit të ditës.

“Po e bëj pyetjen, edhe pse e kam shtruar për herë të tretë”, përgjigjeshin disa prej deputetëve që gjendeshin në seancë.

Por kësaj here kryeministri arriti të jetë në seancë dhe u përgjigj në pyetjet që ishin për të.

Por situatë interesante dhe jo fort e zakonshme është krijuar aty. Kur shtrohen pyetjet parlamentare, zakonisht mundojnë ministrat e kabinetit qeveritar dhe shumë prej deputetëve pyetjet i parashtrojnë në seancat e radhës.

Kësaj here mungonin deputetët të cilët i kishin parashtruar pyetjet.

“Sot e kemi një situate të çuditshme, pasi shumicën e herëve nuk janë ministrat të pranishëm në sallë,  kësaj here nuk janë deputetët”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti.

Mungesa e deputetëve ka bërë që Kuvendi të ketë vështirësi për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtarë, gjë për të cilin, nënkryetari tjetër i Kuvendit, Xhavit Haliti, u detyruar t’i lusë deputetët të mos lëshojnë sallën dhe të qëndrojnë për të votuar.

“Lus deputet të mos e lëshojnë sallën të qëndrojnë për të votuar”, ka thënë Haliti, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e opozitës kanë braktisur seancën e sotme të Kuvendit qysh në fillim të saj, pas shtyrjes së vendimit nga gjykata franceze për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj./Insajderi.com