“Nuk ia vlente të debatoj për Deharin kur ministrja Hoxha fyente e nxiste dhunë”

“Nuk ia vlente të debatoj për Deharin kur ministrja Hoxha fyente e nxiste dhunë”

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur sot të marrë vendim për rezolutën e kërkuar nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

Deputeti, Korab Sejdiu, ka thënë sot hoqi dorë nga diskutimi për rastin Dehari pasi ka eskaluar situata.

Ka thënë se e ka bërë këtë veçanërisht edhe pasi deputetja Hoxha ka fyer deputetët në shtëpinë e tyre dhe nxiti dhunë.

Postimi i plotë i Sejdiut në Facebook:

Familja Dehari, i ndjeri Astriti, dhe qytetarët që mbahen padrejtësisht në paraburgim meritojnë nga ne zgjidhje, e jo gladiatorë parlamentar. Unë sot në fund hoqa dorë nga diskutimi i im sepse në situatën e eskaluar, nuk ia vlente më të flitej – veçanërisht kur një ministre fyen deputetët në shtëpinë e tyre dhe nxitë dhunë. Çështjen për të cilën planifikova të flisja sot, dhe zgjidhjen që deshta ta propozoj lidhur me keqpërdorimin e masës së paraburgimit do ta trajtoj në një rast tjetër. Ju falenderoj për mirëkuptim!