“Nuk i vodha syzet”, Vejsa thotë se rasti u inskenua nga kolegët e tij

“Nuk i vodha syzet”, Vejsa thotë se rasti u inskenua nga kolegët e tij

Një inicent i pahijshëm ka ndodhur në bienalen e Venecias, ku kanë marrë pjesë edhe një grup arkitektësh nga Kosova. Sot gjatë ditës është raportuar se njëri prej pjesmarrësve kosovarë ka vjedhur një palë syze të arkitektit me famë botërore Bjarke Ingels.

Por, ky lajm po përgënjeshtrohet nga Ideal Vejsa, i cili u përfol se ishte autor i vjedhjes. Ai shprehet se dikush nga kolegët kosovarë e ka përhapur një dezinformatë të tillë për shkak të zilisë.

“Dikujt i pengon suksesi i tjetrit dhe krejt kjo po bëhet me prapavijë”, thotë Vejsa. Sipas tij, krejt rasti është i inskenuar.

Në adresën elektrnike të redaksisë Insajderi ka mbërritur sot një email nga një adresë anonime, ku gjoja në emër të organizatorit të bienales kërkohet llogari nga ekipi kosovar për gjoja vjedhjen e kryer nga Vejsa.

Por, Vejsa shprehet se e-maili është me adresë të rrejshme, derisa shprehet se ai posedon emailin zyrtar ku organizatorët e falënderojnë atë që i ka gjetur syzet dhe ia ka kthyer arkitektit Ingels.

Ai ankohet se është dëmtuar imazhi i tij dhe shprehet se është konsultime me avokatin e tij për trajtimin e rastit.

Përgatitjet për Bienalen e Arkitekturës në Venecia i kishte bërë me kohë edhe Kosova, kurse kuratore e pavijonit të vendit tonë ishte arkitektja Eliza Hoxha. Rasti zhdukjes së syzeve thuhet se ka ndodhur më 24 maj.