Nuk gjenden mbetje mortore as afër Rektoratit

28.07.2016 16:09
Nuk gjenden mbetje mortore as afër Rektoratit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nuk është gjetur mbetje mortore afër rektoratit të Universitetit të Prishtinës aty ku është gëmruar për dy ditë me radhë.

Po ashtu, prokuroria njofton se se gërmimet në hapësirën e kampusit tё Universitetit tё Prishtinës mbarojnë sot.

Gërmimet në kampusin e UP-së kanë filluar para rreth dy javëve dhe janë zhvilluar në disa lokacione të ndryshme por nuk është gjetur ndonjë mbetje mortore që dyshoheshin të jenë që nga lufta e vitit 1999./Insajderi.com