Nuk është vetëm demarkacioni kusht për vizat

Nuk mjafton vetëm ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi që kosovarët të mund të lëvizin pa viza nëpër shtetet e Bashkimit Evropian.

Nuk është vetëm demarkacioni kusht për vizat

Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se Kosovës, përveç ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, i duhet që ta luftojë në mënyrë dinamike korrupsionin dhe ta ashpërsojë luftën kundër krimit të organizuar, shkruan Tribuna Channel.

Në takimet e fundit që kishte me kryeministrin shefja e re e Bashkimit Evropian Nataliya Apostolova, ka përsëritur se Kosova është ngjitur lartë në agjendën evropiane dhe se Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen nga BE-ja në rrugën e saj evropiane.