Nuk është Behgjet Pacolli – AKR konfirmon kandidatin për Prishtinën

Nuk është Behgjet Pacolli – AKR konfirmon kandidatin për Prishtinën

Behgjet Pacolli ka vendosur të mos i përgjigjet pozitivisht kërkesës së anëtarësisë së partisë së tij që e donte atë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Por, një tjetër anëtar i familjes Pacolli do t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit si kandidat i AKR-së.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se përfundimisht kandidat për kryetar të kryeqytetit do të jetë Selim Pacolli. “Selim Pacolli e ka përkrahjen tonë të plotë”, ka thënë ai.

Ky vendim u mor sot pasi kryesia e AKR-së ka mbajtur një takim.