Nuk është barsoletë por e vërtetë e hidhur për një djalosh nga Spliti

Ai kishte kërkuar vërtetim për alko-test, policët i kishin thënë që ta largojë veturën më tutje, dhe e kanë dënuar sepse nuk u lidhë me rripin e sigurisë!

Nuk është barsoletë por e vërtetë e hidhur për një djalosh nga Spliti

Shumë kohë më parë është e ditur se policia e trafikut gjithmonë mund të na dënojë për diçka, nëse këtë vërtet e dëshiron. Por ajo që i kishte ndodhur një djaloshi në Split të Kroacisë, tingëllon vërtet e pabesueshme. Shumica do të mendonin se është në pyetje shakaja, por megjithatë, nuk është, transmeton Insajderi.com.

Më 6 qershor, policia e kishe ndalur një djalosh nga Spliti rreth orës 1 pas mesnate edhe atë në stacionin e autobusëve jashtë qytetit. Ai e kishte parkuar veturën e vet pas veturës së policisë.

Pasi ishte i lidhur me rripin e sigurimit në mënyrë të rregullt, për çfarë u vërtetuan edhe zyrtarët policorë, që ishin gjashtë, gjatë kontrollit të dokumenteve i ishte nënshtruar edhe alko-testit. Aparati ka treguar 0 promilë dhe djaloshi i lut zyrtarët që t’ia japin një vërtetim për këtë.

Atëherë filloi nervozizmi i policëve. I kishin thënë se është i pafytyrë pasi kërkon prej tyre vërtetim, por edhe ta largojë veturën gjysmë metri më përpara, për të mos e penguar trafikun.

Ai e bëri atë çfarë kërkuan, u ul në veturë dhe e largoi gjysmë metri përpara, dhe atëherë e morri dënimin se në atë moment nuk ishte i lidhur, shkruan gazeta “Slobodna Dalmacija”.

Djaloshi për shkak të padrejtësisë së qartë ka ushtruar kundërshtim pranë policisë, i cili do të përcillet Gjykatës për Kundërvajtje.

Nga policia kanë kumtuar se nuk e dinë se a janë pretendimet e djaloshit të vërteta dhe se Gjykata për Kundërvajtje në Split do të vendosë për këtë./Insajderi.com.