Nuk e përshtat shpejtësinë, bie me veturë në kanal

Nuk e përshtat shpejtësinë, bie me veturë në kanal

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi me veturën me të cilën po udhëtonin janë rrokullisur në një kanal.

Rasti ka ndodhur në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë dje rreth orës  13:20.

Policia njofton se dy persona gjersa kanë qenë duke udhëtuar me veturë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një kanal.

Dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.