“Nuk e kuptoja përse Ibra luante në Francë”

“Nuk e kuptoja përse Ibra luante në Francë”

Sulmuesi i Saint-Etienne, Nolan Roux, ka pranuar se ai mendon që Zlatan Ibrahimovic ishte aq i mirë sa ai nuk e kuptonte përse suedezi luante në Ligue 1.

Ibrahimovic luajti për katër sezone në kategorinë elitare franceze me Paris Saint-Germain, duke shënuar 113 gola në 122 ndeshje të luajtura në Ligue 1, ku fitoi katër herë titullin kampion.

Sulmuesi nuk e rinovoi kontratën me kampionët e Francës dhe shkoi në Premier League te Manchester United. Roux mendon se Ibrahimovic ishte një sulmues që mbrojtjet në Angli nuk mund ta ndalnin.

“Eshtë një turp që na iku nga kampionati ynë,” ka thënë Roux për “L’Observateur de Beauvais.

“Në të njëjtën kohë, e pamë duke luajtur me ne dhe ishim të shumtë ata që pyesnim veten se çfarë donte një lojtar i tillë në Ligue 1. Në fushën e lojës, ishte gjithmonë i qetë dhe me besim te ajo që bënte sepse dukshëm i përkiste një niveli tjetër. Ndoshta duket arrogant, por është pjesë e lojës. Normale që ai sillet si i tillë sepse veprat tregojnë se është më i miri. Unë e adhuroj, është i pamarkueshëm. Mbrojtjet në Francë nuk e ndalën kurrë”, ka shtuar ai, shkruan telesport.

Ibra është transferuar si lojtar i lirë tek Djajtë e Kuq ndërsa fillimi i këtij stinori duket mjaft premutes për të.