“Nuk e ka me Rexhën” – Kurti mendon se e di pse kryeminsitri replikoi me Selimin

“Nuk e ka me Rexhën” – Kurti mendon se e di pse kryeminsitri replikoi me Selimin

Në replikat në mes Ramush Haradinajt dhe Rexhep Selimit, për të kaluerën e tyre, e që nuk ka të bëjë aspak me aktualitetin në vend, është përfshirë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj  e ka humbur toruan, dhe se si shfrynte kundër Rexhep Selimi, i cili sipas Kurtit, nuk ishte problemi i Haradinajt.

“Më drejtohej mua e fliste për Rexhep Selimin. Nuk e kuptova pse. Rexha doli nga salla e seancës plenare, e kryeministri Haradinaj mori fjalën dhe fliste kundër tij. Pasi që ju përgjigj Rexha, m’u bë e qartë shumëçka nga reagimi i dytë i kryeministrit. Ai kishte humbur toruan dhe gjaknxehtë shfrynte kundër Rexhës. Çka i kishte bërë Rexha? Po, Rexha nuk është arrestuar nga ‘drejtësitë’ me gjemba vendore e ndërkombëtare të pasluftës dhe nuk u vra në luftë siç nuk u vra as Haradinaj. Ndoshta kryeministri s’kishte çka t’i bënte Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Xhavit Halitit me të cilët u bashkua dhe po i sulej Rexhep Selimit? Ç’ishte ky siklet i papërmbajtur i kryeministrit?”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se Haradinaj e ka pasur në “dorë” Hashim Thaçin, deri në momentin kur e ka mbështetur ratifikimin e demarkacionit, por që sipas tij gjithka ka ndryshuar dhe tashmë sipas tij në “dorë” të Thaçit është vetë Haradinaj, transmeton Insajderi.

“Ramush Haradinaj e ka pasur në dorë Hashim Thaçin derisa nuk ia ratifikoi ‘demarkacionin’ pardje. Tash janë ndërruar rolet: Hashim Thaçi e ka në dorë Ramush Haradinajn. Duket që Haradinaj ka besuar se është bërë kryeministër për shkak të ideve të tija zhvillimore në fushën socio-ekonomike dhe edukativo-arsimore. Ai ka harruar se me 10 deputetë nuk bëhesh dot kryeministër, se kryeministër ai është bërë pikërisht për ta kaluar ‘demarkacionin’ në Kuvend. Thaçi e Veseli e Haliti që kanë shpëtuar pa asnjë therrë nga lufta e paslufta nuk ia kanë më nevojën Haradinajt si para 21 marsit. Haradinaj dikur i kishte rënë gjarpërit në kokë porse tash e kapi për bishti. Dihet pjesa e mbetur e fabulës…”, thuhet në shkrimin e Kurtit.

Ai në fund ka thënë se Haradinaj ka problem me vetvetën përshkak se ai është larguar prej deputetit Selimi.

“Me fjalë të tjera, Haradinaj nuk e ka me Rexhën, e ka me vetveten e tij. Nuk e ka me Rexhën që e kishte afër në luftë e protesta, por me vetveten e tij që u largua prej Rexhës”, ka shkruar Kurti”, përfundon shkrimi i Kurtit.

Në seancën e sotme, replika e ashpër në mes dy komandatëve të luftës së UCK-së, nisi kur Haradinaj kërkoi nga Selimi që të ritheksojë deklaratën e tij, ku thuhet se “Ramush Haradinaj e shiti tokën e Kosovës, për të mbetur edhe disa ditë në pushtet”.

Pas kësaj pyetje të Haradinajt, fjalën e mori deputeti Selimi, i cili tha se nuk e kupton kryeministrin  pse është kaq nervoz në seancë.

“Dua t’i them Ramushit keq e ki, e ki keq edhe kur e përmende 15 katëshin sepse unë e ti nuk jemi takuar kurrë në 15 katshin, jemi takuar në Gllogjan, Jabllanicë dhe nëpër luftë. Po ashtu, sa i përket që s’më ka hy asnjë therr në këmbë, unë besoj që nuk të vjen keq për këtë punë se mua nuk më ka hy asnjë therr, po shumë prej therrave i kemi kaluar bashkë unë e ti Ramush, nuk e di sa therra i kanë hy Hashimit që tash je në koalicion me të, por therra kemi kaluar bashkë unë e ti. Kurse, sa i përket a jam i mençur, po; po dukem mjaft i mençur jam e sidomos në momentin kur nuk e kam votuar Qeverinë tënde, sepse po ta kisha votuar Qeverinë tënde do të ndihesha përgjegjës për atë çka ka ndodhur pardje”, kishte thënë Selimi.

Kryeministri Haradinaj ka reaguar sërish, duke e pyetur deputetin Selimi nëse është i sigurt që për pak ditë në pushtet e ka shitur tokën.

“A je i sigurt që kemi humbur tokë Rexhë të kishe thënë ky fitoj këtë, ky këtë, dhe Ramushi marren nuk të kisha reaguar sot, nuk e di pse të ka shkuar mendja veç te pushteti, ti e din Rexhë, nëse nuk e din Rexhë, a je i sigurt që për pak ditë në pushtet e kam bërë atë Rexhë, jo nëse je a je i sigurt“, i tha Haradinajt.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi tha se nuk e kupton kryeministrin Haradinaj pse është kaq nervoz në seancë.

“Dua t’i them Ramushit keq e ki, e ki keq edhe kur e përmende 15 katëshin sepse unë e ti nuk jemi takuar kurrë në 15 katshin, jemi takuar në Gllogjan, Jabllanicë dhe nëpër luftë. Po ashtu, sa i përket që s’më ka hy asnjë therr në këmbë, unë besoj që nuk të vjen keq për këtë punë se mua nuk më ka hy asnjë therr, po shumë prej therrave i kemi kaluar bashkë unë e ti Ramush, nuk e di sa therra i kanë hy Hashimit që tash je në koalicion me të, por therra kemi kaluar bashkë unë e ti. Kurse, sa i përket a jam i mençur, po; po dukem mjaft i mençur jam e sidomos në momentin kur nuk e kam votuar Qeverinë tënde, sepse po ta kisha votuar Qeverinë tënde do të ndihesha përgjegjës për atë çka ka ndodhur pardje”, tha Selimi.

E gjithë kjo replikë kishte shtyrë edhe reagimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, duke u kërkuar që të kthehen në temën e Kuvendit, dhe mos të merren me temat e së kaluerës./Insajderi.com

Debat i ashpër mes Haradinajt dhe Selimit – ndërhynë Veseli