“Nuk e dua Messin në ekip, edhe sikur të luante falas”

“Nuk e dua Messin në ekip, edhe sikur të luante falas”

Mehmet Seyit Ozkan, presidenti i ekipit turk të kategorisë së dytë Altinordu, deklaron se Lionel Messi nuk do të mund të firmoste me klubin e tij, madje edhe sikur ylli argjentinas të ishte i gatshëm të luante falas.

“Edhe sikur Messi të dëshironte të luante falas për Altinordu, unë do ta refuzoja atë në mënyrë përfundimtare. Unë besoj te futbollistët tanë të rinj turq. Unë po u jap atyre shanset”, deklaroi Ozkan për faqen zyrtare të klubit.

Altinordu aktualisht nuk regjistrojnë asnjë futbollist të huaj në ekip. Krenaria dhe kënaqësia e tyre është akademia e të rinjve, madje tashmë kanë si objektiv krijimin e një skuadre të ndërtuar plotësisht në produktet e sistemit të vet të akademisë.

Konkretisht ata nuk kanë asnjë futbollist të moshës më të madhe se 21 vjeç në ekip. Kjo do të thotë se Messi skualifikohet në çdo nivel.Gjithsesi, Ozkan nuk shqetësohet.

Ai është i përqendruar në ndërtimin e ekipit të Altinordu sipas termave dhe kushteve të tij: “Objektivi ynë është të jemi pjesë e Super Ligës dhe të konkurojmë në kupat e Europës në vitin 2023 që shënon edhe 100-vjetorin e themelimit të klubit”.

Është një objektiv ambicioz, por realist dhe politika e klubit është për tu admiruar, por nëse Leo Messi, do të shfaqej në këtë moment tek dera e klubit Altinordu, duke u vetëofruar të luante falas, turqit do ta refuzonin atë.