“Nuk duhet të kemi frikë nga homoseksualët” – Famulltari kosovar rrëfehet për Paradën e LGBTI

“Nuk duhet të kemi frikë nga homoseksualët” – Famulltari kosovar rrëfehet për Paradën e LGBTI

Komuniteti LGBTI po përballet me paragjykime, por jo rrallë edhe gjykohet nga përfaqësues fetarë. Më 10 tetor, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të mbahet parada e Krenarisë për komunitetin LGBTI.

Don Jetoni, famulltar në Kishën e Stubllës, thotë se nga këndvështrimi i tij, parada nuk është e nevojshme të mbahet.

Ai shton se nuk do të merrte pjesë në një organizim të tillë, në asnjë rrethanë, pos nëse personave mga ky komunitet do iu cenoheshin të drejtat, çka sipas tij, nuk po ndodhë.

“Do të merrja pjesë vetëm atëherë kur ata ose ato do të luftoheshin padrejtësisht nga shoqëria dhe, kur për shkak të këtyre qëndrimeve, atyre do t’u shkeleshin të drejta të tjera elementare të pacenueshme. Gjë që tani për tani mendoj që nuk ekziston ky problem”, ka thënë prifti, në një bisedë me Gazetën Express.

Ndërsa, lidhur me qëndrimet të cilat mbajnë bashkësitë fetare ndaj komunitetit LGBTI, prifti thotë se nuk duhet të kenë as fobi nga komunitetet në fjalë, por as nuk duhet që të kenë frikë që të shprehin mendimet e tyre dhe të interpretojnë ato që feja i thotë.

“Unë mendoj që shoqëria ne përgjithësi, ashtu edhe bashkësitë e ndryshme fetare, nuk duhet të kenë fobi ndaj personave në fjalë, por në tjetrën anë, shoqëria, bashkësitë fetare, apo grupet e caktuara nuk duhet tën kenë frikë gjithashtu të shprehin mendimin dhe doktrinat e tyre fetare, morale ne te cilat besojnë, edhe atëherë kur ato shkojnë kundër një grupi te caktuar”, ka thënë ai.

Por sipas tij, e rëndësishme është që e gjithë kjo te bëhet duke respektuar personin njerëzor, mos të ketë gjuhë të urrejtjes, diskriminimi dhe etiketimit.

Don Jetoni ka shpjeguar se si e sheh doktrina katolike homoseksualizmin dhe cfarë qasje ka kisha katolike ndaj përsonave me orientim seksual ndaj gjinisë së njëjtë, duke thënë se ‘një dukuri e tillë është manifestuar në forma të ndryshme gjatë shekujve’.

“Tradita e krishterë gjithmonë është deklaruar së aktet e tilla janë akte të çrregullta. Janë kundër ligjit natyror. Përjashtojnë gjatë aktit seksual dhuratën e jetës, prandaj dhe nuk guxojnë të jenë të miratuara, te pranueshme”, është shprehur prifti.

“Por Kisha, ne ketë rast, nuk e ndalon që personat homoseksualë të jenë gjithnjë të shoqëruar nga Kisha dhe përkundrazi ndalon diskriminimin ose gjykimin e tyre. Kisha gjykon aktet, domethënë mëkatin, e jo personin. Personi duhet shpëtuar, shëruar”, shton më tej ai.

Don Jeton Thaçi tregon se raporti seksual mes gjinisë së njëjtë, sipas fesë katolike, është mëkat.

“Është mëkat. Është mëkat sepse shkon kundër ligjit të Zotit, kundër ligjit të natyrës dhe asaj që na ka mësuar Kisha me doktrinën e vetë gjatë tërë historisë së saj”, ka treguar ai.

E megjithatë, Don Jetoni thotë se kisha nuk ka interpretime të ashpra ndaj homseksualëve apo komuniteteve të tjera të LGBTI-së. Sipas tij, doktrina kishtare e trajton në mënyrë objektive homoseksualizmin. Ndërsa, mënyrën se si interpretohen më tej, ai thotë se varet nga mentalitetet që kanë vende të ndryshme.

“Ndoshta ne te kaluarën ka pasur qëndrime te ashpra, e ne vende te caktuara mund të ketë edhe sot e kësaj dite. Por këto janë me shume çështje mentalitetesh te vendeve te caktuara se sa çështje doktrinarë”., ka thënë Don Jetoni.

Ai mbështetet në atë që thotë kreu i Kishës Katolike në botë, duke thënë se nuk guxon që askush ta gjykojë askënd.

“Personi meriton gjithmonë respektin pavarësisht prej përcaktimit të tij/saj. Ne fakt Kisha nuk eshte e thirrur te gjykoj askend. Vetem Zoti ka drejte te gjykoj ndergjegjen e njeriut”, ka përfunduar ai.

Don Jetoni, famulltar në Kishën e Stubllës, thotë se nga këndvështrimi i tij, një paradë e tij, nuk është as e domosdoshme e as e nevojshme.  E a do të merrte pjesë në të, nëse do të ftohej, ai ka thënë se do të refuzonte të ishte i pranishëm në paradë.

“Do të merrja pjesë vetëm atëherë kur ata ose ato do të luftoheshin padrejtësisht nga shoqëria dhe, kur për shkak të këtyre qëndrimeve, atyre do t’u shkeleshin të drejta të tjera elementare të pacenueshme. Gjë që tani për tani mendoj që nuk ekziston ky problem”, ka thënë prifti.

Ndërsa, lidhur me qëndrimet të cilat mbajnë bashkësitë fetare ndaj komunitetit LGBTI, prifti thotë se nuk duhet të kenë as fobi nga komunitetet në fjalë, por as nuk duhet që të kenë frikë që të shprehin mendimet e tyre dhe të interpretojnë ato që feja i thotë.

“Unë mendoj që shoqëria ne përgjithësi, ashtu edhe bashkësitë e ndryshme fetare, nuk duhet të kenë fobi ndaj personave në fjalë, por në tjetrën anë, shoqëria, bashkësitë fetare, apo grupet e caktuara nuk duhet te kenë frikë gjithashtu të shprehin mendimin dhe doktrinat e tyre fetare, morale ne te cilat besojnë, edhe atëherë kur ato shkojnë kundër një grupi te caktuar”, ka thënë ai.