Nuk bëhet publike dhurata e Zonjës së Parë për Shën Valentin

Nuk bëhet publike dhurata e Zonjës së Parë për Shën Valentin

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi ende nuk ka bërë publike dhuratën që ka marr nga bashkëshorti i saj, presidenti Hashim Thaçi për ditën e të dashuruarve.

Për dallim nga bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj e cila ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, një buçet me lule.

Po ashtu edhe bashkëshortja e të parit të Kuvendit, Kadri Veseli, Violeta Veseli, ka marr një urim për këtë festë.

Veseli ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook, së bashku me Violetën, ku ka shkruar, “Shumë dashuri për njëri-tjetrin, po edhe më shumë dashuri për shtetin”, ka shkruar Veseli.

Mirëpo siç duket Zonja e Parë e shtetit nuk ka bërë publike asnjë dhuratë dhe nuk ka bërë asnjë urime për ditën e Shën Valentinit. Po ashtu edhe presidenti Thaçi nuk ka postuar ndonjë urim për këtë ditë. /Insajderi.com