Nuhiu shkëlqen në FA Cup dhe merr një lajm të mirë nga trajneri

Nuhiu shkëlqen në FA Cup dhe merr një lajm të mirë nga trajneri

Sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu ka shënuar sot gol në fitoren 2 me 0 të skuadrës së tij, Sheffield Wednesday ndaj Carlisle United në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Reprezentuesi i Kosovës realizoi gol në minutën e 68-të të takimit për ta ngritur në dy gola epërsinë e skuadrës së tij, derisa në pjesën e parë kishte asistuar në golin e shënuar nga argjentinasi Matias, raporton Insajderi.

Me këtë fitore, Sheffield Wednesday kaloi në fazën e 1/16 të Kupës FA – kompeticionit më të vjetër të futbollit në botë, raporton Insajderi.

Ky ishte goli i dytë i shënuar nga sulmuesi shtatlartë kosovar këtë edicion, pas golit të parë të shënuar ndaj Ipswich Cityt të Bersant Celinës, para dy javësh.


Nuhiu i gëzohet golit të shënuar ndaj Carlisle /foto: Getty

E përveç asistimit dhe golit, mbrëmja e së martës pati edhe të tjera lajme të mira për kosovarin e lindur në Prishtinë. Ai u lavdërua nga trajneri i Wednesdayt, Joos Luhakay, dhe mori premtim nga ai se do të gjejë më shumë hapësira në formacion.

Luhakay, pas triumfit të Sheffield Wednesday, deklaroi se për Nuhiun do të ketë më shumë hapësira edhe në ndeshjet e Championship-it anglez.

Nuhiu ka pasur shumë pak hapësira në dy vitet e fundit tek Sheffield Wednesday. Por, ardhja e trajneri holandez para dy javësh i ka sjellur më shumë hapësira Nuhiut.

Madje, që nga shkurti i vitit 2016 kur kishte shënuar gol në një ndeshje kampionale ndaj QPR-së, Nuhiu kishte shënuar vetëm edhe dy gola të tjerë me Sheffield-in deri para ndeshjes së sotme, shkruan Insajderi.

Nuhiu ka shënuar një gol me përfaqësuesen e Kosovës gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusia 2018”, që mbaruan vitin e kaluar. /Insajderi.com