Notat e Mustafit e Xhakës në fitoren e Arsenalit [Foto]

Notat e Mustafit e Xhakës në fitoren e Arsenalit [Foto]

Mustafi ka shkëlqyer në derbin e Londrës kundër Tottenhamit, ndërsa Xhaka nuk ka bërë paraqitje edhe aq të mirë duke u bazuar në notën që ka marrë shqiptari.

Derbi i Londrës i takon Arsenalit. “Topçinjtë” u treguan të fortë për rivalin e përjetshëm, Tottenhamin, duke triumfuar 2:0 para tifozëve të vetë.

Në këtë ndeshje shënoi i rikthyeri nga lëndimi, Shkodran Mustafi, i cili mungoi që nga tetë tetori kur u lëndua me Gjermaninë kundër Azerbajxhanit.

Shqiptari hapi serinë e golave në minutën e 36’të, ndërsa për 2:0 realizoi Alexis Sanchez në atë të 41’të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit pasi pavarësisht rasteve, nuk u shënua asnjë gol në pjesën e dytë.

Sanchez u vlerësua si më i miri për “Topçinjtë”, ndërsa pas tij u rendit shqiptari, Shkodran Mustafi. Kurse Granit Xhaka, sipas “Sofascore”, ishte më i dobëti në fushë për Arsenalin.