Notat e lojtarëve: Verona 3-0 Milan [Foto]

Notat e lojtarëve: Verona 3-0 Milan [Foto]

Hellas Verona ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Milanit.

Rossonerët kanë dështuar në udhëtimin e tyre te Verona, pasi janë mposhtur me rezultat të thellë, duke mbetur përsëri ajo skuadra me luhatje edhe nën drejtimin Gennaro Gattusos.

Golat në këtë takim për vendasit u shënuan nga Antonio Caracciolo (24′), Moise Kean (55′) dhe Daniel Bessa (77′).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte portieri i Veronas, Nicolas, i cili u vlerësua me notë 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin e Milanit, Gianlugi Donnarumma, i cili u notua me 5.4.