Notarja hungareze, fiton 4 finale brenda një nate

Notarja hungareze, fiton 4 finale brenda një nate

Në Berlin janë duke u zhvilluar garat e Kupës së Botës në not, në pishinën 25-metërshe, turne ku marrin pjesë disa nga notaret më të mirë në botë.

Dhe një e tillë është hungarezja Katinka Hosszu, që në Lojërat Olimpike “Rio 2016” fitoi tri të arta dhe një argjendi.

Por këtë paraqitje të mirë ajo e konfirmoi edhe në turneun berlinez, ku gjatë natës së djeshme ajo triumfoi në 4 finale.

Mbrëmja magjike e Hosszu u hap me garën 100 metra shpinë, ku triumfoi me kohën 55”60. Më pas, ajo fitoi në garën e 400 metrave stil i lirë, ku doli e para me kohën 4’02”11.

Dy suskeset e fundit në notares hungareze erdhën në 100 metra miks dhe 400 metra miks, duke dhënë respektivisht kohën 57”12 dhe 4’25”69. Për notaren hungareze shkon në 7 numri i fitoreve në këtë turne, pasi ajo pat fituar në tri gara edhe gjatë ditës së parë. /Telesport.al

hunga