Nokia ringjallet me një telefon të ri që mban baterinë gati një muaj

Nokia ringjallet me një telefon të ri që mban baterinë gati një muaj

Për të gjithë nostalgjikët dhe ata që nuk duan e nuk kanë luksin që të qëndrojnë me karikues me vete gjatë gjithë kohës, ja zgjidhja.

Nokia është ringjallur me një model të ri. Bëhet fjalë për një telefon që ka aplikacionet bazë, një shfletues (broëser) të thjeshtë Opera Mini, ekran 2.4 polësh, kamera 0.3 megapiksel dhe…Bluetooth.

Të gjitha këto nuk e bëjnë interesant dhe tërheqës për tregun, por pika e fortë është bateria dhe çmimi.

Telefoni mbërrin me një bateri që zgjat plot 24 ditë kohë bisede dhe me një çmim prej 30 dollarësh. Problemi; shitet vetëm në Indi.