Noizy: Na thanë se s’ka xhirime nga hoteli ku ndodhi përleshja me Cosman

Këngëtari Noizy i ka kërkuar medias që të mos e ekzagjerojë me lajmet rreth incidentit të tij me këngëtarin Cozman.

Noizy: Na thanë se s’ka xhirime nga hoteli ku ndodhi përleshja me Cosman

Noizy thotë se filmimet në hotelin “Swiss Diamond” nuk ekzistojnë.

“Nuk ekziston videoja e përleshjes mes nesh. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Swiss Diamond ka thënë se xhirimet nuk ka”, tha Noizy.

Megjithatë, ai kërkon që të gjinden ato xhirime, për të cilat thotë se dëshmojnë më së miri për ngjarjen që ka ndodhur atë natë.

Noizy u shpreh i revoltuar me mediet se si e kanë trajtuar përleshjen mes tij dhe Cozman.

Ai madje është aq i bindur në pafajësinë e tij, saqë thotë se do ta lë muzikën nëse nuk del ashtu siç thotë ai rreth përleshjes me Cosman.

Këto deklarime Noizy i bëri gjatë një debatit në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu.