“Nobeli” heq dorë së kërkuari për Bob Dylan

“Nobeli” heq dorë së kërkuari për Bob Dylan

Disa ditë pasi iu nda çmimi “Nobel” për Letërsi, për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e lashtë të muzikës amerikane”, Akademia Suedeze ka thënë se janë dorëzuar së përpjekuri që ta kontaktojnë muzikantin.

“Ne kemi ndaluar së kërkuari, kemi thënë gjithçka që është e nevojshme menaxherit të tij dhe shokëve. Ai e di se jemi duke e kërkuar që të marrim një konfirmim nga ai dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, ka thënë Odd Zchiedrich, drejtori administrativ i Akademisë Suedeze, për CNN.

Këtë deklarim e ka bërë të ditur Akademia, të martën, raporton Insajderi.

Sipas Akademisë, ata kanë qenë në kontakt me menaxhmentin e Bob Dylan, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Ne do të kemi ceremoninë si zakonisht, dhe Bob Dylan do ta ketë çmim edhe nëse nuk është atje”, ka thënë Zschiedrich.

“Tash vetëm po presim për informacione”, ka shtuar ai.

CNN gjithashtu raporton se ka tentuar disa herë ta kontaktojë por nuk ka marrë përgjigje.

Bob Dylan ka mbajtur një koncert të hënën në mbrëmje në Las Vegas, por ka heshtur rreth çmimit “Nobel”.

Nuk e ka thënë asnjë fjalë.

Bob Dylan është këngëtari i dytë pas Rabindranath Tagore (1913) që fiton çmimin prestigjioz në letërsi./Insajderi.com