“Njohja e Kosovës nuk është kompromis”

“Njohja e Kosovës nuk është kompromis”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se shteti i tyre nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Në një intervistë për mediumin gjerman, Die Velt, Ana Bërnabiq ka thënë se “marrëdhëniet me Prishtinën për ne serbët janë të vështira dhe emocionale”.

“Presidenti Vuçiq ka bërë një hap të përgjegjshëm dhe të guximshëm kur ka nisur dialogu ndërrajonal, ku çdo bisedë ishte tabu. Kosova ka qenë Serbi, por që tash na duhet kompromis”, ka thënë ajo duke shtuar se Kosova i përket ende Serbisë dhe se një kompromis për njohjen është i pamundur.

Sipas saj të dy palët duhet t’i lënë zonat e rehatisë dhe mënyrën intriguese të të menduarit.

“Por nuk mendoj se Prishtina ka bërë diçka”.

Ajo ka thënë se Prishtina nuk ka nisur implementimin e marrëveshjeve të arritura – sikur Asociacioni i Komunave Serbe. Bërnabiq në këtë intervistë ka thënë gjithashtu se edhe sulmet ndaj qytetareve serbë në Kosovë janë rritur.

“Vetëm në muajin maj kanë qenë 14 vrasje që tregon se qëllimi i Prishtinës është që të largohen të gjithë serbët, gjë të cilën Serbia nuk do ta lejojë”.

“Serbia është gati për bisedime, por neve na duhet një partner për këtë”.