Njohësi i valutave vrituale tregon funksionimin e Bitcoins në Kosovë

Njohësi i valutave vrituale tregon funksionimin e Bitcoins në Kosovë

Inxhinieri Ermal Sadiku, i cili është njohës i valutave virtuale, ka folur në emisionin Komiteti për dukurinë tejet të përhapur të valutave virtuale, të cilat po identifikohen me Bitcoin, pasi kjo përbën pothuajse gjysmën e tregut të tyre.

Sadiku ka treguar se nevoja për të bërë dërgesa më të shpejta dhe më pak të kushtueshme, ka bërë që të shpiket “Blockchain” përmes të cilit barten paratë virtuale.

Në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë për një ndërmjetësues, siç është banka, për t’u bartur paratë dhe kështu dërgesa do të bëhet menjëherë dhe nuk do të kushtojë.

“Njerëzit janë munduar të gjejnë një mënyrë se si t’i ikin kontrollit të institucioneve, dhe ideja ka qenë të bëhet një transferim i parave pa pasur nevojë për një ndërmjetësues, por të bëhet direkt”, ka thënë Sadiku në intervistë.

Sadiku tregon se dërgesat e drejtpërdrejta kanë ekzistuar dhe më parë, pasi njerëzit kanë mundur të ndajnë me të tjerët video, foto, por se këto janë dërguar si kopje dhe kështu të dy palët e kanë pasur dokumentin.

Ka qenë një nevojë që të shpiket një mënyrë që dokumenti, pra paratë, të barten tek tjetri por ajo sasi të mos ekzistojë më tek dërguesi, dhe kjo është bërë e mundur rreth vitit 2009 nga një person me emrin Nakamura, tregon Sadiku.

“Ai e bën një aplikacion me emrin ‘Blockchain’, ku për herë të parë arrin të mundësojë një sistem digjital kur në momentin që ti e dërgon një dokument, para, tek një njeri tjetër, ti më nuk e ke atë dokument”, tregon ai.

“Pa pasur nevojë me ardhë institucioni financiar dhe të t’i marrë 1 euro dhe me ia dërgu marketit, vetë ‘blockchaini’ e mundëson atë gjë”, thotë Sadiku.