Njihuni me vetitë kuruese të pjeprit

Njihuni me vetitë kuruese të pjeprit

Pjepri është një frut i ëmbël dhe me shumë lëng. Në fakt ai ekziston në shumë varietete, por vlerat ushqyese të tij nuk ndryshojnë shumë.

Pjepri është i pasur me ujë, sheqer, ka pak kalori dhe është i përshtatshëm për të mos shtuar në peshë. Ka mjaft vitamina dhe minerale të shëndetshme për organizmin tonë.

Specifike janë vitaminat A, C, PP, gjurmë të vitaminës B1 dhe B2. Gjithashtu është një burim i kaliumit, fosforit, kalciumit dhe sodiumit. Pjepri është i pasur edhe me fibra, proteina dhe yndyra. Të zbulojmë më shumë rreth vlerave të pjeprit.

1-Rrit sistemin imunitar

Pjepri është i pasur me beta-karoten, phytochemicals dhe vitaminë C. Vitamina C vepron si një linjë e rëndësishme e mbrojtjes për një sistem të shëndoshë imun. Përveç kësaj, vitamina C stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që kërkojnë dhe shkatërrojnë bakteret e dëmshme, viruset dhe toksina të tjera të organeve të huaja që mund të ketë gjetur rrugën e tyre në gjakun tonë.

2-Lufton kancerin

Pjepri është një burim i pasur me përbërës ushqyes, ku përveç beta-karotenit, gjendet edhe një kartoneid, i rëndësishëm ky përbërës për trupin. Ai është edhe një antioksidant i fuqishëm. Pjepri është një mjet i fuqishëm për parandalimin e kancerit dhe eliminimin e radikaleve të lira. Konsumi i pjeprit parandalon kancerin dhe sëmundjet ndaj zemrës.

3-Lufton artritin

Phytochemicals kanë veti anti-inflamatore. Pjepri mund të ndihmojë në parandalimin e stresit oksidativ në nyje dhe kocka, duke zvogëluar inflamacion. Inflamacion kronik i këtyre zonave jetësore mund të të çojë në kushte të tilla si artriti.

4-Lufton diabetin

Disa studime kanë treguar se konsumi i pjeprit është i lidhur për të përmirësuar metabolizmin e insulinës, që do të thotë një luhatje më të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Gjithashtu pjepri është në gjendje të reduktojë stresin oksidativ mbi veshkat, duke ndihmuar për të parandaluar një numër të sëmundjeve që lidhen me veshkat.

5-Ndihmon në tretjen e ushqimit

Pjepri përmban, edhe pse në sasi të vogla fibër dietike, një komponent thelbësor i lëvizjeve të zorrëve dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

6-Lufton stresin

Kaliumi është një nga substancat ushqyese thelbësore që gjendet tek pjepri. Ai relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Presioni i lartë i gjakut mund të veprojë në trup si një stresor dhe gjithashtu mund të shkaktojë lirimin e hormoneve të stresit, të tilla si kortizolit. Kaliumi rrit qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit në tru dhe ju bën juve të ndiheni më të qetë. Përveç kësaj, duke reduktuar praninë e hormoneve të stresit në trup, mund të zvogëlohen shume simptomat e ankthit, përcjell gazeta-shqip.

7-Mban sytë shëndetshëm

Karotenoidet janë të vlefshme për të mbajtur sytë shëndetshëm.

8-Lëkura

Pjepri është një burim i rëndësishëm për beta-karotenin që është një pararendës i vitaminës A. Kjo e fundit stimulon membranën qelizore të lëkurës dhe rrit prodhimin e qelizave. Gjithashtu konsumi i pjeprit ju mbron kundër toksinave të dëmshme që plakin lëkurën përpara kohe.