Njihuni me “përbindëshin” e ri të Mercedes

Një nga anëtarët e ekipit “Mercedes AMG Petronas Formula One” ka konfirmuar se kompania e njohur gjermane është duke punuar në superautomjetin hibrid të cilin do ta vërë në lëvizje një motor nga Formula 1.

Njihuni me “përbindëshin” e ri të Mercedes

Automjeti po zhvillohet nën emrin e koduar “R50”, ndërsa faza e konstruktimit është para përfundimit dhe pastaj pason testimi. Sipas raportimeve kjo makinë do ta ketë motorin e njëjtë 1.6 V6 sikurse modeli W07.

Në kombinim me sistemin e kthimit të energjisë “ERS” do të duhet të zhvillonte prej 1000 deri 1500 kuaj fuqi.

Motori me djegie të brendshme do t’i furnizojë me energji rrotat e pasme, ndërsa ato të përparmet do të vihen nga në funksion nga dy elektro-motorë që zhvillojnë nga 160 KF. Nga detajet e njoftohet se me qëllim të peshës më të ulët do të shfrytëzohen materialet e lehta, alumini dhe fibra e karbonit. /Insajderi.com