Modeli është realizuar në bashkëpunim me kompaninë italiane, “Zagato”. Aston Martin ka punuar me dizenjatorët italianë që në vitin 1960 dhe kanë sjellë vazhdimisht " />

Aston Martin vjen me një koncept mahnitës në makinën e re

Aston Martin Vanquish Zagato është ende "koncept", por pas prezantimit që i bëhet sot në Komo të Italisë, pritet të prodhojnë shumë shpejt një numër të kufizuar për blerësit.

Aston Martin vjen me një koncept mahnitës në makinën e re

Modeli është realizuar në bashkëpunim me kompaninë italiane, “Zagato”. Aston Martin ka punuar me dizenjatorët italianë që në vitin 1960 dhe kanë sjellë vazhdimisht realizime nga më të bukurat në histori.

Bashkëpunimi i tyre i fundit ka qenë në vitin 2011, kur sollën “V12 Zagato”, e konsideruar si makina më e bukur e 25 viteve të fundit, njofton Tch.

aston

Të dhënat teknike të “Vanquish Zagato” pritet të jepen gjatë kësaj fundjave në Komo të Italisë, në skenën e Concorso d’Eleganza, Villa d’Este. /Insajderi.com