Njihuni me miliarderin më të ri në botë

20.11.2017 13:53
Njihuni me miliarderin më të ri në botë

John Collison, vetëm 27 vjeç është miliarderi më i ri në botë, miliarda këto të cilat i bëri vetë.

Edhe pse nuk duket si një lider afarist ai është shumë i komunikueshëm. Ai tregon për përvojën e tij me njerëz atë e pyesin se sa i pasur është ai, shkruan BBC, përcjell Insajderi.

“Njerëzit kërkojnë shumë dhe ndihem sikur gjithmonë duan një përgjigje vërtet interesante, mirëpo nuk kam asgjë për ta”, thotë irlandezi.

“Njerëzit pyesin” se si ka ndryshuar jeta juaj? “, Dhe ata presin nga unë që të ju tregoj për ndonjë hobi të ri.

Përkundrazi, ai thotë se i pëlqen të vrapoj në kohën e tij të lirë, duke e përshkruar atë si një “hobi shumë praktik dhe jo shumë të kushtushëm”.

John është bashkë-themeluesi i një biznesi softuerësh me bazë në SHBA, që shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar kurrë për të i quajtur “Stripe”.

Ai e ka krijuar dhe tani drejton kompaninë me qendër në San Francisko së bashku me vëllanë e tij më të madh, Patrik, 29 vjeç, i cili është miliarderi i tretë më i ri në botë. Evan Spiegel, 27 vjeç, bashkë-themelues i firmës social media “Snapchat”, qëndron mes dy vëllezërve si i dyti, i riu më i pasur.

E themeluar në vitin 2011, “Stripe” nuk është e njohur shumë. Sistemet e saj të softuerit u mundësojnë kompanive në të gjithë botën që të pranojnë më lehtë pagesa në internet dhe të drejtojnë faqet e tyre.

Me më shumë se 100,000 klientë globalë, vitin e kaluar ajo njoftoi një raund të ri financimi që vlerësoi kompaninë në 9.2 miliardë dollarë.

Kjo do të thotë që John dhe Patrick janë secili me vlerë të paktën 1.1 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes, e cila është eksperte në llogaritjen e pasurisë së të pasurve dhe të famshëm.

John dhe Patrick u rritën në një fshat të vogël në Tipperary, në perëndim të Irlandës. /Insajderi.com