Njihuni me miniaturën më të shtrenjtë në botë, kushton 13 milionë dollarë (Video)

Njihuni me miniaturën më të shtrenjtë në botë, kushton 13 milionë dollarë (Video)

Miniatura “Wunderland” në Hamburg të Gjermanisë, është miniatura më e madhe në botë e cila përfshin edhe lëvizjen e trenit dhe aeroportin.

Ajo ka 8 sektorë të cilët lidhen në rreth 13 km hapësirë dhe brenda vetes përmban rreth 4 mijë objekte dhe 215 mijë figura, raporton Insajderi

Për më tepër mbi 200 mijë drita led e ndriçojnë qytetin. Ndërkaq, ajo u ndërtua nga vëllezërit binjak Gerrit dhe Frederik Braun në Hamburg të Gjermanisë.

Deri më tash në të është shpenzuar më shumë se 13 milionë dollarë, ndërkohë që ndërtimi i saj po vazhdon ende./Insajderi