“Njiheni Kosovën ose paguani çmimin”

29.02.2016 20:57

Publicisti i njohur anglez, Marc Champion, ka publikuar një artikull rreth Kosovës në Bloomberg View, ku vë në theks rëndësinë e shtetit të Kosovës për Evropën dhe pranimin e saj nga shtetet që ende nuk e kanë bërë këtë.

“Njiheni Kosovën ose paguani çmimin”

Ai po ashtu shkruan se me vendimin e disa vendeve evropiane por të mos e pranuar Kosovën, kontribuojnë në një rënie të sigurisë dhe ekonomisë në zemër të Ballkanit.

“Tetë vjet pasi Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, pesë shtete të Bashkimit Evropian ende refuzojnë ta njohin atë. Ata kanë nevojë të pendohen.

Ata janë duke kontribuar në një rënie ekonomike dhe të sigurisë në zemër të Ballkanit – dhe në qoftë se historia është ndonjë udhëzues, kjo është një ide e keqe”, shkruan të hënën Marc Champion për Bloomberg View.

Ish gazetari i Financial Times vazhdon më tej duke shprehur shqetësim mbi lënien jashtë të Kosovës nga integrimet Euro-atlantike, të cilat sipas tij po e vënë në rrezik sigurinë e Kosovës.

“Kosova nuk do të kthehet në Serbi. Më shumë se gjysma e të gjitha kombeve e kanë njohur ish provincën tashmë si  një shtet. Në Evropë, 80 për qind e kanë bërë këtë, dhe me arsye të mirë: Dështimi për të integruar Kosovën do të vinte sigurinë e tyre në rrezik”, pohon Champion.

Në artikullin e tij, anglezi e quan “vetëlëndim” vendimin e pesë vendeve të cilat nuk po bllokojnë futjen e Kosovës në Zyrat e Policisë Evropiane – Europol.